Japonia ka filluar vaksinimin e personelit shëndetësor kundër Coronavirusit

Japonia ka filluar vaksinimin e personelit shëndetësor kundër Coronavirusit

Në Japoni ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësor kundër Coronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Insajderi.

Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies në kuadër të fushatës kundër COVID-19 ka filluar pjesën e parë të aplikimit të vaksinës për punonjësit në 100 institucione shëndetësore në të gjithë vendin, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë kontekst, synohet të aplikohet doza e parë për 40 mijë punonjës të kujdesit shëndetësor deri në javën e ardhshme ndërsa doza e dytë pas tre javësh.

Në një konferencë për media mbi këtë çështje, ministri i Shtetit, Yamamoto Hiroshi tha se aplikimet e tyre janë një hap i madh në luftimin e pandemisë.

Sipas transmetuesit publik NHK, ministria do të kontrollojë rreth 20 mijë njerëz për efektet anësore të mundshme të vaksinës.

Sipas kësaj, atyre që janë vaksinuar duke llogaritur edhe periudhën pas dozës së dytë do t’u kërkohet të mbajnë një regjistër ditor të efekteve anësore për 7 javë.

3.7 milionë punonjës të kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin do të vaksinohen në mes të marsit ndërsa personat mbi 65 vjeç do të vaksinohen nga fillimi i prillit.

Javën e kaluar, ministria dha miratimin për përdorimin lokal të vaksinave të furnizuar nga Pfizer në fillim të javës.

Qeveria deri më tani ka porositur 310 milionë vaksina nga kompanitë Pfizer, AstraZeneca dhe Moderna të cilat janë të mjaftueshme për 157 milionë persona.

Në gjysmën e parë të këtij viti, synohet furnizimi me vaksina për 126 milionë banorë të vendit.

Ndërkaq, agjencia Kyodo njoftoi se Japonia filloi programin e saj të vaksinimit më vonë se të paktën 70 vende. /Insajderi.com