Japonia, Kinës: Ndaloni së bëri teste anale për COVID-19 në qytetarët tanë

Japonia, Kinës: Ndaloni së bëri teste anale për COVID-19 në qytetarët tanë

Tokio ka kërkuar që Pekini të ndalojë testet anale për Covid-19 në qytetarët japonezë sepse procedura shkakton dhimbje psikologjike, ka thënë një zëdhënës i qeverisë, shkruan The Guardian, transmeton Insajderi.

Sekretari i kabinetit kryesor të Japonisë, Katsunobu Kato, tha se qeveria nuk kishte marrë një përgjigje se Pekini do të ndryshojë procedurën e testimit, kështu që Japonia do të vazhdojë të kërkojë nga Kina ta ndryshojë atë.

“Disa Japonezë raportuan në ambasadën tonë në Kinë se ata iu nënshtruan testeve anale, të cilat shkaktuan një dhimbje të madhe psikologjike”, tha Kato në një konferencë shtypi.

Nuk dihet se sa qytetarë japonezë kanë bërë teste të tilla për Coronavirus, tha ai.

Disa qytete kineze po përdornin mostra të marra nga anusi për të zbuluar infeksionet e mundshme të Coronavirus-it ndërsa Kina rriti shqyrtimin për t’u siguruar që asnjë infeksion i mundshëm nuk ishte humbur. /Insajderi.com