Japonia miraton përdorimin e vaksinës Moderna dhe AstraZeneca kundër Coronavirusit

Japonia miraton përdorimin e vaksinës Moderna dhe AstraZeneca kundër Coronavirusit

Këshilli këshilldhënës në Ministrinë e Shëndetësisë, Punës dhe Prosperitetit të Japonisë ka miratuar përdorimin e vaksinave kundër COVID-19 të prodhuara nga kompania amerikane Moderna dhe prodhuesi britaniko-suedez AstraZeneca, transmeton Insajderi.

Transmetuesi publik NHK njofton se ministri përkatës japonez Tamura Norihisa do të nënshkruajë zyrtarisht nesër miratimin për përdorimin e vaksinave anti-COVID-19 në Japoni, raporton Anadolu Agency (AA).

Sekretari i parë i kabinetit të qeverisë japoneze, Kato Katsunobu tha sot se miratimi i përdorimit të vaksinave Moderna dhe AstraZeneca do të përshpejtojë ndjeshëm procesin e imunizimit të popullsisë në Japoni.

Japonia deri më tani ka aprovuar vetëm përdorimin e vaksinave Pfizer/BioNTech dhe që nga shkurti 4 për qind e popullsisë ka marrë të paktën një dozë të vaksinës. Kjo është shkalla më e ulët e vaksinimit midis vendeve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).

Autoritetet japoneze kanë arritur marrëveshje për blerjen e 194 milionë dozave të vaksinës Pfizer/BioNTech, 120 milionë doza të vaksinës AstraZeneca dhe 50 milionë doza të vaksinës Moderna. Tokio zyrtare njoftoi se do të ketë mjaft vaksina në mes të vitit për të imunizuar të gjithë popullsinë. /Insajderi.com