Japonia përshpejton vaksinimin para Lojërave Olimpike

Japonia përshpejton vaksinimin para Lojërave Olimpike

Qeveria japoneze ka njoftuar se është duke u munduar që të përshpejtojë vaksinimin e qytetarëve dhe të ndalojë përhapjen e Coronavirusit, dy muaj para se të bëhet organizimi i Lojërave Olimpike, transmeton Insajderi.

Kryeministri japonez, Yoshihide Suga, ka thënë së është vendosur që ta mbajnë Olimpiadën në Tokio.

Suga, po ashtu ka premtuar se do të përfundojë vaksinimin e 36 milionë të moshuarve deri në fund të muajit korrik, shkruan ‘CNN’.

Sipas kësaj media, shumë japonez  kanë bërë thirrje për protestë të cilët kërkojnë anulimin e Lojërave Olimpike që fillojnë më 23 korrike.

“Në Osaka pacientët po vërshojnë në spitale, dhjetëra mijëra njerëz po infektohen, madje edhe po vdesin. Në Tokio, punëtorët mbanin shenja për t’i drejtuar marrësit e vaksinave drejtë qendrës. Disa persona u treguan gazetarëve se morën taksi, autobusë për të shkuar në qendër dhe për të ju shmangur trenave”, ka raportuar ‘CNN’.

Zyrtarët e qeverisë japoneze, kanë deklaruar se shpresojnë që miratimet e së premtes të vaksinave Moderna dhe AstraZeneca  të ju ndihmojnë në rritjen e vaksinimit të qytetarëve.

“Shpejtësia e përhapjes së veprimeve na bën të ndihemi më të sigurt sepse ndikon në jetën tonë shoqërore dhe në ekonomi”, ka thënë zyrtari, Munemitsu Watanabe.

Sipas tij, nëse 80-90% e popullsisë vaksinohet Lojërat Olimpike mund të mbahen pa problem./Insajderi.com