Japonia vendos masa të reja kufizuese para fillimit të Lojërave Olimpike

Japonia vendos masa të reja kufizuese para fillimit të Lojërave Olimpike

Japonia ka bërë të ditur se do të ketë masa të reja kufizuese për të parandaluar përhapjen e Coronavirusit, vetëm tre muaj para se të fillojnë Lojërat Olimpike, trasmeton Insajderi.

Përveç Tokios, këto masa do të jenë edhe për Osaka, Kyoto dhe Hyogo.

Qeveria ka njoftuar se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë për dy javë. Sipas tyre, kjo periudhë është e shkurtër, por pritet të këtë rezultate, njofton BBC.

Nga këto masa baret do të kërkohet të mbyllen dhe ngjarjet e mëdha sportive do të mbahen pa prezencën e spektatorëve.

Kryeministri japonez, Yoshihide Suga, deklaroi se masat do të hyjnë në fuqi nga e diela dhe do të zgjasin deri më 11 maj.

Kjo është gjendja e tretë e jashtëzakonshme në Japoni që nga fillimi i pandemisë.

“Unë sinqerisht kërkoj falje për shkaktimin e problemeve për shumë njerëz përsëri. Kam frikë se numri i madh i rasteve do të përhapet në të gjithë vendin nëse nuk marrim masa kufizuese “, ka thënë kryeministri japonez, në një konferencë për media./Insajderi.com