Java e dytë në Premierligë, spikat derbi mes Cityt dhe Tottenhamit

Java e dytë në Premierligë, spikat derbi mes Cityt dhe Tottenhamit

Sot do të zhvillohet disa prej ndeshjeve të javës se dytë në Premier Ligën angleze.

Java do të hapet me ndeshjen mes Arsenalit dhe Burnley, e cila zhvillohet nga ora 13:30.

Arsenal i Granit Xhakës vjen pas fitores ndaj Newcastle javën e kaluar, ndërsa edhe Burnley arriti ta mposhtë Southamptonin në javën e parë.

Skuadra e Liverpoolit do ta ketë një udhëtim të vështirë në Southampton me fillim nga ora 16:00.

Ndeshjet tjera që zhvillohen me fillim nga ora 16:00 janë këto:

Aston Villa – Bournemouth

Brighton – West Ham

Everon – Watford

Norwich – Newcastle

Ndërsa dita mbyllet me superderbin mes kampionit aktual Manchester Cityt dhe Tottenhamit, ndeshje kjo e cila zhvillohet me fillim nga ora 18:30.