Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, tregoi se do ta realizojë fluturimin e tij të parë në hapësirë me vëllain e tij.
Fluturimi do të realizohet nga kompania e tij hapësinore ‘Blue Origin’, përcjell Insajderi.
Në një postim në Instagram, Bezos tha se fluturimi në hapësirë është diçka që dëshiron ta bëjë gjithë jetën.
Jeff Bezos është një nga njerëzit më të pasur në botë i cili thuhet të ketë pasuri në vlerë neto prej 186.2 miliardë dollarë (131.5 miliardë funte), sipas revistës Forbes .
“Më 20 korrik, unë do të bëj atë udhëtim me vëllain tim,”.”Aventura më e madhe, me mikun tim më të mirë”, shkroi ai në një postim në Instagram.
Derisa ofertat për një vend në New Shepard – me automjetin ‘Blue Origin’ kishin arritur 2.8 milion dollarë kur Bezos njoftoi planin e tij për të nisur fluturimin.
Ankandi përfundon më 12 qershor.
Sipas faqes së internetit të Blue Origin, kompania ka në plan të nisë udhëtarët e saj më shumë se 100 km (62 milje) mbi sipërfaqen e Tokës, duke i lejuar ata të përjetojnë mikrogravitet. Ndërsa, kapsula me gjashtë anije do të kthehet në Tokë nën parashuta.
Fluturimi i parë me ekuipazh vjen vetëm dy javë pasi Bezos planifikon të largohet si zyrtar ekekutiv (CEO) i Amazon-ës.
Në vend të kësaj, ai do të shërbejë si kryetar ekzekutiv i gjigandit të tregtisë elektronike që themeloi 30 vjet më parë në garazhin e tij, duke i lejuar “kohë dhe energji” për t’u përqëndruar në sipërmarrjet e tjera. /Insajderi.com