Drejtori sportiv i Ballkanit, Avni Bytyqi, ka dhënë dorëheqje, transmeton Insajderi.
Bytyqi lajmin e ka konfirmuar për Zëri.info, ku ka treguar edhe arsyet e dorëheqjes.
“Që nga sot nuk jam më drejtor sportiv te Ballkani. Arsyet e largimit janë personale. Jam ndarë si është më së miri me presidentin, Arsim Kabashi. Me këtë rast dua që t’i falënderoj përzemërsisht vëllezërit Kabashi, të cilët janë tejet korrekt. Ballkanit i dëshiroj suksese dhe gjitha të mirat në vazhdim. Ka qenë përvojë e mrekullueshme te Ballkani”, ka thënë Avni Bytyqi të enjten mbrëma.
Klubi nga Suhareka edicionin e fundit në Superligë e përfundoi në pozitën e tretë./insajderi.com