Jep dorëheqje një nga këshilltaret kryesore të Donald Trump

Jep dorëheqje një nga këshilltaret kryesore të Donald Trump

Kellyanne Conway ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e saj si këshilltarja kryesore për media e presidentit amerikan, Donald Trump, njofton Insajderi.

Në një njoftim, Conway thotë se do të largohet në fund të këtij muaji që të fokusohet më shumë tek fëmijët e saj.

Burri i saj George, një kritik i hapur i Donald Trump, gjithashtu ka vendosur të largohet nga aktivizmi politik.

Ajo ka thënë se vendimi “ishte komplet zgjedhja ime”, dhe se në të ardhmen do të njoftojë për hapat e mëtejshëm.

Conway ka shërbyer për katër vjet me radhë dhe është gruaja më e pushtetshme në Shtëpinë e Bardhë, shkruan BBC.

Ajo është gjithashtu gruaja e parë që ka udhëhequr suksesshëm një kampanjë për president – duke fituar zgjedhjet e 2016 me Donald Trump./Insajderi.com

Senior Counselor Kellyanne Conway speaks to members of the media outside the White House in Washington D.C., USA, 17 July 2020