
Komiteti norvegjez për Nobel, ka vendosur ta shpërblejë me çmimin Nobel për Paqe kampanjën ndërkombëtare kundër armëve nukleare (ICAN).
Këtë çmim kjo kampanjë e fiton për shkak “të punës që të tërheqë vëmendjen për pasojat katastrofale e humanitare që mund të ketë përdorimi i armëve nukleare dhe tentimeve për të arritur një marrëveshje për parandalimin e këtyre armëve”.