Jeruzalemi, 5 personazhet që i dhanë formën një qyteti

Jeruzalemi, 5 personazhet që i dhanë formën një qyteti

Herodi i Madh, Mbreti tiran (73-4 para Krishtit)

Një hebre me lidhje të forta me romakët, Herodi u caktua Mbret i Judesë prej Senatit në vitin 37 para Krishtit, dhe sundoi deri ditën që vdiq. Historia e ka regjistruar si një tiran të etur për gjak, por ai ishte njëkohësisht përgjegjës për ndërtimet e mrekullueshme në Jeruzalem, duke përfshirë edhe rindërtimin e Tempullit të Dytë Hebre.

screen-shot-2016-10-05-at-15-23-52

Ndërtuesi i Kubesë, Abd al-Malik Ibn Marvan (646–705)

Abd al-Malik ishte një udhëheqës i rëndësishëm i dinastisë myslimane Umajade, e cila qeverisi Jeruzalemin nga mesi i shekullit të shtatë deri në mesin e shekullit të tetë. Nga viti 685-91 ai mbikëqyri ndërtimin e Kubesë mbi shkëmb, një vend i shenjtë spektakolar aty ku thuhet se Muhamedi u ngrit drejt qiellit. Kjo vepër i vuri vulën pranisë mylimane në qytet.

screen-shot-2016-10-05-at-15-24-10

Papa Kryqtar, Papa Urbani (1035-1099)

Në vitin 1095, Urbani iu drejtua një grupi fisnikësh europianë dhe bëri thirrje për marrjen e Jeruzalemit nga një ushtri të krishterësh. Ai i dha jetë në këtë mënyrë Kryqëzatës së parë, e cila pati sukses në marrjen e qytetit të shenjtë katër vjet më vonë. Disa kryqëzata të tjera e pasuan në shekujt 12 dhe 13, teksa Europa e krishterë u përpoq të ruante kontrollin e saj të brishtë mbi Jeruzalemin.

screen-shot-2016-10-05-at-15-24-27

Sulejmani i Madhërishëm (1494-1566)

Sulltan Sulejmani I sundoi perandorinë otomane për pothuaj gjysmë shekulli. Gjatë asaj kohe ai bëri një rinovim të madh të Jeruzalemit, i cili ishte marrë prej babait të tij në vitin 1517. Popullsia e qytetit u rrit në mënyrë domethënëse gjatë mbretërimit të tij, dhe mes rivalëve të rinj ishin hebrenjtë që i iknin persekutimit në Europë, shkruan bota.al.

screen-shot-2016-10-05-at-15-24-41

Ushtari shpresëplotë, Moshe Dayan (1915-1981)

Një luftëtar i fortë që mbante një mbulesë si piratët në sy, Dayan ishte ministër i Mbrojtjes i Izraelit, që urdhëroi pushtimin e Qytetit të vjetër të Jeruzalemit gjatë luftës së gjashtë ditëve në 1967. Kur ribashkoi Jeruzalemin nën kontrollin e Izraelitëve, Dayan tha se shpresonte që qyteti mund të bëhej një vend ku hebrenjtë dhe arabët do të mund të jetonin në harmoni.