Jese Rodriguez nga Real Madridi drejt PSG

Jese Rodriguez nga Real Madridi drejt PSG

Trajneri i Los Blancos, Zinedine Zidane, ka lënë të kuptohet se Jese Rodriguez është në bisedime me PSG-në. Këto deklarime Zidane i bëri në një konferencë për media pas fitores ndaj Chelseat me rezultat 3:2.

Gjatë ditës së djeshme, trajneri i PSG-s, Unai Emery, deklaroi se janë të interesuar në lojtarin dhe se shpresojnë ta transferojnë atë në Francë.

“Duket se PSG-ja ka filluar bisedimet me Jesen, por ne nuk dimë asgjë”, tha Zidane pas ndeshjes me Chelsean.

Zidane nuk ka bërë të ditur detaje tjera rreth largimit të Jese, por mediet spanjolle shkruajnë se Reali dëshiron të huazojë ose ta shesë me mundësi të riblerjes. Express.