Jesse Marsch është trajneri i ri i Lepizigut

Jesse Marsch është trajneri i ri i Lepizigut

Trajneri amerikan Jesse Marsch nga sezoni 2021-2022 do të marrë drejtimin e klubit gjerman Leipzig, njofton Insajderi.

Leipzig bëri të ditur se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me trajnerin 47-vjeçar, me të cilin nënshkruan kontratë dy-vjeçare, që do të zgjasë deri në qershor 2023.

Marsch ka qenë trajner i Salzburgut të Austrisë, që nga viti 2019. Në sezonin 2018-2019 ai ishte ndihmës trajneri i Leipzigut.

Gjatë karrierës së tij, Marsch ishte trajner i Montreal Impact dhe New York Red Bulls dhe ndihmës trajner në ekipin kombëtar të SHBA-së.

Trajneri i tanishëm i Leipzigut, Julian Nagelsmann të martën (27 prill) deklaroi se ai do të drejtojë Bayern Mynihun nga sezoni i ri. /Insajderi.com