Jeta e egër është duke përjetuar rënie katastrofike për shkak të shkatërrimit njerëzor, paralajmërojnë shkencëtarët

Jeta e egër është duke përjetuar rënie katastrofike për shkak të shkatërrimit njerëzor, paralajmërojnë shkencëtarët

Popullata e kafshëve të egra ka rënë për më shumë se 2/3 gjatë 50 viteve të fundit, sipas një raporti nga grupi konservues WWF.

Raporti thotë se “rënia katastrofike” nuk është duke dhënë shenja që po ngadalësohet. Ky raport po ashtu thotë që natyra është duke u shkatërruar nga njerëzit në një shkallë të paparë ndonjëherë më parë, shkruan BBC, raporton Insajderi.

“Jeta e egër është duke u shkatërruar përderisa njerëzit janë duke djegur pyjet, duke mbytur peshqit dhe duke shkatërruar zonat e egra”, thotë Tanya Steele, drejtuesja e ËËF.

“Duke shkatërruar botën tonë, vendin që e quajmë shtëpi, ne rrezikojmë shëndetin ton, sigurinë dhe mbijetesën në Tokë. Natyra është duke na dërguar mesazhe SOS dhe koha është në fundin e saj.”/Insajderi.com