Jeta jashtë basketbollit – Si u akuzua Bryant për përdhunim?

Jeta jashtë basketbollit – Si u akuzua Bryant për përdhunim?

Vdekja e Kobe Bryant ka tronditur gjithë botën. Legjenda e basketbollit botëror ndërroi jetë së bashku me vajzën e tij. Bryant me vajzën e tij Gianna, ishin në helikopterin që u rrëzua sot, shkruan Insporti.com.

Bryant ndërroi jetë në moshën 41 vjeçare, ndërsa vajza e tij ishte vetëm 13 vjeçare.Lajmi për vdekjen e tij ka ngjalluar reagime nga e gjithë bota, duke shprehur dhimbjen e tyre për humbjen e një ndër basketbollistëve më të mirë në histori të botës.

“Mamba” ishte nofka e tij dhe gjithë karrierën e tij ia kushtoi LA Lakers, plotë 24 vite karrierë.Megjithatë, edhe Bryant ka një episodë të errët në jetën e tij.Legjenda e NBA në korrik të vitit 2003 ishte në ballinat e gazetave kur ishte arrestuar për akuzat për ngacmim seksual në Kolorado.

Legjenda e NBA në korrik të vitit 2003 ishte në ballinat e gazetave kur ishte arrestuar për akuzat për ngacmim seksual në Kolorado.Ajo kishte deklaruar se pasi që ia kishte treguar hotelin, ka shkuar në dhomën e tij dhe e ka puthur atë, por ai kishte filluar të përdorë forcën ndaj saj.

“Sa herë që unë thoja “jo”, ai shtrëngonte dorën rreth meje”, i tha ajo policisë, sipas dokumenteve gjyqësore të marra nga The Daily Beast.Më pas, ajo u tha policëve që Bryant e paralajmëroi atë, “Kjo është tamam mes të dyve, të dyve ne, askush nuk do të dijë për këtë, nuk do t’i thuash askujt”.

Bryant, i cili ishte martuar me gruan aktuale në atë kohë, pohoi se të dy ishin pajtuar për të kryer marrëdhënie seksuale.“Unë nuk e detyrova atë të bëjë asgjë kundër vullnetit të saj. Unë jam i pafajshëm”, tha ai në një konferencë shtypi pasi u akuzua – me gruan Vanessa që qëndronte pranë tij.

Unë ulem këtu para jush i tërbuar nga vetja, i neveritur ndaj vetvetes sepse bëra një gabim kurorëshkeljeje”.

Autoritetet thanë që vajza u ekzaminua në spital një ditë pas takimit dhe kishte dëmtime “jo në përputhje me seksin konsensual”. Ajo gjithashtu kishte një fryrje të vogël në nofullën e saj dhe gjaku i saj u gjet në bluzën e Bryant veshur natën e incidentit, thanë policët.

Në një intervistë me policët, Bryant dyshohet se pranoi që ia zuri frymën vajzës, por nënkuptoi se ishte një ngërç seksual.

Prokurorët hodhën poshtë akuzat – të cilat mund të kishin dërguar Bryant në burg për të përjetshëm – në 2004 pasi dëshmitari vendosi të mos dëshmonte.Në vitin 2005 kjo çështje kishte përfunduar në gjykatë për një shumë të madhe parash.

Ky rast kishte bërë që Bryant të humbiste kontratat e majme me Coca-Cola dhe Nike, megjithatë jo edhe për shumë kohë.Në vitin 2005, ai kthehet si figurë kryesore e Nike. /Insporti.com/