Dhe ju që mendonit se marrja e tamponit në hundë ishte vështirë…
Kina po përdor shtupat anale për të testuar banorët e saj për COVID-19 mes një vale të re të shpërthimit – dhe ekspertët vendas thonë se metoda është një mënyrë më e saktë për të zbuluar virusin, sipas një raporti, shkruan New York Post, transmeton Insajderi.
Metoda e zbulimit në këtë mënyrë po përdoret më shpesh në Pekin pasi një djalë 9-vjeçar doli pozitiv për variantin shumë ngjitës të virusit në Mbretërinë e Bashkuar muajin e kaluar, njoftoi Newsweek.
Por tamponët anale janë përdorur atje që nga viti i kaluar, të rezervuara për individët që jetojnë në vendet e nxehta COVID-19 siç është Shangai.
Tamponët e hundës dhe të fytit mbeten metodat më të njohura për shkak të lehtësisë dhe shpejtësisë së tyre. /Insajderi.com