Joachim Low nuk do të jetë trajner i Gjermanisë pas kampionatit evropian këtë verë

Joachim Low nuk do të jetë trajner i Gjermanisë pas kampionatit evropian këtë verë

Joachim Low do të tërhiqet nga posti i trajnerit të ekipit kombëtar gjerman të futbollit pas Kampionatit Evropian të futbollit UEFA Euro 2020, konfirmoi të martën Federata Gjermane e Futbollit, njofton Insajderi.

Për shkak të pandemisë së Coronavirusit, Euro 2020 u anulua verën e kaluar dhe është planifikuar të mbahet këtë verë.

“Joachim Löw do të tërhiqet nga posti i trajnerit të kombëtares pas EURO2020”, thuhet në njoftimin e federatës gjermane në rrjetet sociale.

Trajneri 61 vjeçar Löw është në krye të ekipit kombëtar gjerman që nga viti 2006, të cilin e çoi drejt fitores në Kupës së Botës në vitin 2014 në Brazil. /Insajderi.com