Joaquin vazhdon kontratën me Betisin

Joaquin vazhdon kontratën me Betisin

Ëndrra e Joaquin për të luajtur deri në moshën 40 vjeçare tashmë mund të bëhet realitet, njofton Insajderi.

Kapiteni i skuadrës së Betisit ka rinovuar për një vit me skuadrën anadaluziane duke u shndërruar një beniamin i tifozerisë së skuadrës nga Sevilla.

Joaquin më parë ka mbajtur veshur dhe fanellën e Valencias dhe Fiorentinës, por u rikthye përsëri tek Betisi që e konsideron dhe si skuadrën e zemrës.

Në këtë sezon Joaquin është aktivizuar në total në 30 ndeshje nga ku ka realizuar dy gola dhe ka dhuruar gjashtë asist. /Insajderi.com