Joe Biden bëhet presidenti i 46-të i SHBA-së

Joe Biden bëhet presidenti i 46-të i SHBA-së

Presidenti Joe Biden, në fjalimin e tij të parë në vend, bëri thirrje për një fillim të ri në politikën amerikane dhe refuzimin e së vërtetës së “manipuluar”, trasnmeton Insajderi.

“Në këtë kohë në këtë vend le të fillojmë përsëri. Të gjithë ne duhet të fillojmë të dëgjojmë njëri-tjetrin përsëri, të dëgjojmë njëri-tjetrin, të shohim njëri-tjetrin, të tregojmë respekt për njëri-tjetrin”, tha Biden, raporton Al Jazeera.

“Dhe ne duhet të refuzojmë kulturën në të cilën vetë faktet manipulohen dhe madje prodhohen”, tha Biden, duke tërhequr duartrokitje.

Biden bëri thirrje për refuzimin e “ekstremizmit politik, epërsisë së bardhë, terrorizmit të brendshëm”, tha ai. “Amerika duhet të jetë më e mirë se kjo,” tha presidenti i SHBA-ve.

Presidenti Joe Biden, disa çaste pasi u betua, bëri thirrje për unitet, ndërsa dekretoi dhunën në Kapitolin e SHBA-së në gjashtë janar.

“Tani, në këtë tokë të shenjtë, ku vetëm pak ditë më parë dhuna kërkoi të lëkundte themelin e këtij vendi”, tha Biden. “Ne bashkohemi si një komb, nën Zotin, të pandarë dhe kryejmë transferimin paqësor të pushtetit siç kemi për më shumë se dy shekuj”, tha Joe Biden. /Insajderi.com