Joe Biden do ta mbyllë komplet Amerikën për të luftuar Covid 19

Joe Biden do ta mbyllë komplet Amerikën për të luftuar Covid 19

Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka deklaruar se është i gatshëm të mbyllë gjithë shtetin e Amerikës, vetëm për të luftuar përhapjen dhe për të vënë në kontroll situatën me Covid 19.

“A do ta mbyllja Amerikën? Sigurisht, nëse kjo gjë do të më rekomandohej nga shkencëtarët tanë”, tha Biden për NBC Neës, transmeton Insajderi.

Joe Biden, vazhdon me akuza të rënda në drejtim të presidentit aktual, Donald Trump, se ai është treguar jashtëzakonisht neglizhent me gjithë situatën e Covid 19, që nga koha e shfaqjes së tij, deri më tani.

Kohëve të fundit, e gjithë fushata e Biden, është fokusuar në problemet që pandemia ka sjellë në Amerikë, pasi kjo situatë, ka bërë që ai të fitojë avantazh në sondazhet parazgjedhore, kundrejt Trump./Insajderi.com.