Joe Biden fitoi debatin e parë presidencial, kështu thotë sondazhi

Joe Biden fitoi debatin e parë presidencial, kështu thotë sondazhi

Në debatin e parë presidencial në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të zhvilluar në orët e para të mëngjesit të ditës së mërkurë, sipas orës tonë lokale, ka fituar Joe Biden, transmeton Insajderi.

Nga ajo që raporton CBS News, sipas sondazheve të tyre, në debatin 90 minutësh, ka fituar kandidati demokrat për president të ShBA-ve, Joe Biden me 48% të votave, ndërsa në anën tjetër, presidenti aktual dhe kandidati nga radhët e republikanëve për president, Donald Trump, ka fituar 41% të votave.

Në anën tjetër, personat që kanë parë debatin, me anë të komenteve thanë pas debatit se ishte një natë e keqe, dhe se humbësit e vërtet ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu sondazhet kanë nxjerr edhe anët tjera të debatit presidencial. Rreth 69% e votuesve ishin të mërzitur me kandidatët, ndërsa 19% e tyre u ndjen pesimist. Kishte edhe njerëz që e pëlqyen debatin dhe u argëtuan me të, 31% ishin persona të tillë. Në anën tjetër 17% e pjesëmarrësve u informuan nga sondazhi. /Insajderi.com