Joe Biden futet në mesin e 74 milionë amerikanëve që tanimë kanë votuar

Joe Biden futet në mesin e 74 milionë amerikanëve që tanimë kanë votuar

Kandidati për president nga radhët e Partisë së Demokratëve për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Joe Biden dhe bashkëshortja e tij, e kanë hedhur votën e tyre gjatë ditës së mërkurë në Wilmington.

Janë mbi 74 milionë amerikanëve që kanë votuar më herët, ndërsa kanë mbetur edhe gjashtë ditë deri te zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, shkruan agjencia Reuters, transmeton Insajderi.

Pas votimit dhe para fillimit të heshtjes zgjedhore, Biden, pritet të mbajë fjalim në Delaware, një shtet ku pritet që ai të fitojë lehtësisht, tek sa vazhdon kryesimi i tij nëpër sondazhet e fundit të bëra para zgjedhjeve.

Edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar gjatë ditës së  shtunë, kur ai votoi në një librari publike në Florida./Insajderi.com.