Joe Biden thyen rekord, njeriu më i votuar në historinë e SHBA-së

Joe Biden thyen rekord, njeriu më i votuar në historinë e SHBA-së

Joe Biden ka marrë më shumë vota për president se çdo kandidat tjetër në historinë e zgjedhjeve amerikane, transmeton Insajderi.

Biden ka marrë më shumë se 69.5 milionë vota që nga mëngjesi i së mërkurës. Ai ka thyer rekordin e vendosur nga Barack Obama në vitin 2008.

Në fakt, Biden aktualisht kryeson nga Presidenti Trump me rreth tre milionë vota më shumë, dhe analistët presin që diferenca e tij ka shumë të ngjarë të rritet. Nëse kanë të drejtë, demokratët do të kenë fituar votën popullore në shtatë nga zgjedhjet e fundit presidenciale (1992, 1996, 2000, 2008, 2012, 2016, 8, 2020), pavarësisht se nuk e mbajti Shtëpinë e Bardhë për 12 vite, raporton NowThis Politics.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë demokracia e vetme në botë që zgjedh kryetarin e shtetit nëpërmjet një sistemi të Kolegjit Zgjedhor. /Insajderi.com