Joe Biden zgjedh shefin e tij të kabinetit – lavdërohet nga demokratët

Joe Biden zgjedh shefin e tij të kabinetit – lavdërohet nga demokratët

Joe Biden e ka zgjedhur politikanin veteran, Ron Klain, për shef të stafit të tij në Shtëpinë e Bardhë, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Përzgjedhja e tij ka ngjallur reagime pozitive në mes të Demokratëve, për personin që përshkrim të punës e ka ta menaxhojë dhe rregullojë itinerarin e përditshëm të presidentit.

Senatorja demokrate, Elizabeth Warren, e ka quajtur Klain si një “super zgjidhje”.

Klain kishte qenë edhe këshilltari kryesor i ish-zëvendës-presidentit amerikan, Al Gore, në kohën e administratës së Bill Clinton.

“Ai gjithmonë ka qenë njeri tejet i informuar, dhe këshillat e tij gjithmonë kanë qenë të vlefshme në të gjitha fushat ku ka këshilluar”, Al Gore I ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters.

Gjithashtu dy demokratet progresiste, Ilhan Omar dhe Alexandria Ocasio-Cortez, e kanë përshkruar Klain si një zgjedhje “të shkëlqyer” dhe “kurajuese”./Insajderi.com