Joe Biden zhvilloi bisedë telefonike me kryeminstrin britanez Boris Johnson

Joe Biden zhvilloi bisedë telefonike me kryeminstrin britanez Boris Johnson

Kryeministri britanik Boris Johnson zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e ri të SHBA-së Joe Biden, me ç’rast riafirmoi angazhimin për vlerat e përbashkëta për promovimin e të drejtave të njeriut dhe për mbrojtjen e demokracisë me aleancën e NATO-s, transmeton Insajderi.

“Kisha kënaqësinë të flas me presidentin Joe Biden këtë mbrëmje. Unë pres që të thellojmë aleancën e gjatë midis dy vendeve tona ndërsa ecim drejt një rikuperimi të fuqishëm dhe të qëndrueshëm nga COVID-19”, u shpreh Johnson në Twitter, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyra e kryeministrit tha se Johnson përgëzoi Biden-in për inaugurimin e tij, duke shtuar se të dy udhëheqësit presin me padurim “thellimin e aleancës së ngushtë” midis vendeve të tyre.

Johnson mirëpriti vendimin e Biden-it për kthimin në Marrëveshjen e Parisit për ndryshimet klimatike, thuhet më tej.

Ata diskutuan gjithashtu rreth përfitimeve të marrëveshjes së mundshme të tregtisë së lirë midis dy vendeve.

Biden u betua zyrtarisht të mërkurën si presidenti i 46-të i SHBA-së, së bashku me Kamala Harris si nënpresidente. /Insajderi.com