John: Zhgënjyes barazimi ndaj Arbërisë – fokusohemi në ndeshjet e radhës

John: Zhgënjyes barazimi ndaj Arbërisë – fokusohemi në ndeshjet e radhës

Sulmuesi i FC Prishtinës, Otto John, ka folur për ndeshjen që ekipi i tij e luajti ndaj ekipit të Arbërisë e që përfundoi me rezultat të barabartë 1 me 1.

“Ishte ndeshje zhgënjyese, sepse ne i patëm mundësitë të fitonim ndeshjen, por ky është futbolli”, deklaroi John për faqen zyrtare të klubit, transmeton Insajderi.

“Ende kemi shumë ndeshje për të zhvilluar dhe kemi pikë për të marrë dhe duhet të përqendrohemi për ndeshjet e radhës”.

“Është e vërtet që përveç golit pata edhe tre tentime tjera drejt portës, por isha i pafat, por shpresojë që në të ardhmen të jem edhe më efikas”, shtoi ai.

“Ndërsa po ashtu jam i lumtur që e nisa sezonin me gola dhe shpresoj të shënoj sa më shumë gola tjerë për të ndihmuar ekipin të arrijë qëllimet që i ka ekipi ynë”, përfundoi ai./Insajderi.com.