Kryeministri britanik Boris Johnson i ka bërë thirrje liderit të Partisë Laburiste opozitare Jeremy Corbyn ta sqarojë qëndrimin e tij për dalje të vendit nga Bashkimi Evropian, një muaj para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të dedikuara për dalje nga ngecja me Brexitin.

“Votuesit të cilët do të votojnë për kryeministrin e ardhshëm meritojnë të dinë çfarë do të bëjë çdo kandidat potencial me Brexitin”, ka pretenduar Johnson në një letër dërguar Corbynit.
Kryeministri britanik ka shtuar se Corbyn me muaj të tëra refuzon të deklarohet për llojin e marrëveshjes me BE për Brexitin.
“Ka ardhur koha të deklaroheni dhe të sqaroni projektin tuaj”, ka pretenduar Johnson në letër.
Partia Laburiste, formacioni kryesor opozitar në Britani të Madhe, ka premtuar se do të zgjidhë problemin e Brexitit gjashtë muaj pas zgjedhjeve, nëse fiton në këto zgjedhje.
Laburistët duan që të negociojnë me BE për një marrëveshje të re mbi Brexitin e cila do të përfshinte unionin doganor me BE. Më vonë do të organizonin referendum për këtë marrëveshje.
“Qëndrimi i juaj i tanishëm duket sikur po doni të ktheheni në fillim”, ka thënë Johnson i cili konsideron se marrëveshja të cilën e ka lidhur ai me Brukselin është “mënyra e vetme e zbatimit të Brexitit”./Insajderi.com.