Johnson liderëve të BE: Bisedime pasi të ndryshoni qëndrimin mbi marrëveshjen

Kryeministri britanik Boris Johnson i ka porositur liderët e BE se do të bisedojë me ta mbi Brexitin vetëm kur ata paralajmërojnë se janë të gatshëm të ndryshojnë qëndrimin për marrëveshje për ndarje, ka thënë zëdhënësi i tij.

Johnson liderëve të BE: Bisedime pasi të ndryshoni qëndrimin mbi marrëveshjen

Ai ka shtuar se përndryshe, Britania e Madhe do të përgatitet për dalje nga blloku pa marrëveshje.

Prejse e ka marrë detyrën e kryeministrit, Johnson ka biseduar me disa liderë të BE, por ende nuk ka publikuar se kur do t’i fillojë vizitat në botën e jashtme.

“Kryeministri i ka njoftuar liderët evropian për qëndrimin se Marrëveshja për tërheqje me “backstop” nuk ka kaluar në parlament tri herë. Prandaj është e nevojshme që të ndryshohet”, ka thënë zëdhënësi.

Ai ka shtuar se Johnsonit “do t’i vjen mirë që të ulet me ta kur ky qëndrim të ndryshojë”.

“Ai bën me dije në mënyrë të qartë të gjithëve me të cilët bisedon se kjo duhet të ndodhë”, ka theksuar zëdhënësi i kryeministrit britanik./Insajderi.com.