Johnson në terapi me oksigjen, por nuk është në respirator

Kryeministri britanik Boris Johnson, i cili të hënën, për shkak të përkeqësimit të simptomeve të COVID-19 është transferuar në repartin për kujdes intensiv në spitalin londinez, ka marrë terapi me oksigjen, por nuk është kyçur në respirator, kanë publikuar mediet britanike.

Johnson në terapi me oksigjen, por nuk është në respirator

Burimet nga spitali i kanë thënë medieve se Jonson ka marrë oksigjen, por është i vetëdijshëm dhe nuk është në respirator.

Johnson prej të dielës mbrëma gjendet në mjekim në spitalin londinez “St. Thomas”, pasi rreth dhjetë ditë nuk i janë zhdukur simptomat e COVID-19.

Gjatë qëndrimit në mjekim intensiv do ta zëvendësojë ministri i jashtëm Dominic Raab.

Mbretëresha Elizabeth është informuar për situatën, ka publikuar pallati i Bakingamit.

Zëdhënësi i Johnson nuk deshi të përgjigjet në pyetje se ka kryeministri të kallurit e mushkërive, mirëpo transferimi i tij në repartin intensiv tregon mjaft për situatën e vështirë.

Ekspertët shëndetësor thonë se nuk ka dyshim se Johnson është sëmurë rënd.

Liderët botëror si Angela Merkel, Donald Trump, Emmanuel Macron, Urslula van der Leyen i kanë dëshiruar shërim të shpejtë./Insajderi.com.