
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka bërë të ditur se Anglia do të hyjë në izolim total nga mesnata e datës 5 janar (të martën), transmeton Insajderi.
Siç njofton Johnson masat e reja vijnë si pasojë e asaj që sistemi shëndetësor rrezikohet që të mbingarkohet nga rastet e të infektuarve me Coronavirus.
“Është e qartë se ne kemi nevojë që të bëjmë më shumë për të sjellë nën kontroll këtë variantin e ri”, është shprehur Johnson.
“Kjo nënkupton se Qeveria ju udhëzon përsëri për të qëndruar në shtëpitë tuaja”, ka shtuar ai në adresimin e tij.
Izolimi kombëtar në Angli pritet që të zgjasë deri në mes të shkurtit. /Insajderi.com