Johnson: Nuk do të vendosim kontroll fizik në kufi me Republikën e Irlandës

Kryeministri britanik Boris Johsnon i ka thënë homologut të tij nga Republika e Irlandës Leo Varadkar se Britania e Madhe kurrë nuk do të vendosë kontroll fizik apo infrastrukturë në kufi në mes të dy vendeve.

Johnson: Nuk do të vendosim kontroll fizik në kufi me Republikën e Irlandës

Johnson i ka thënë Varadkarit se Britania e Madhe del nga BE më 31 tetor “pa marrë parasysh të gjitha” dhe ka theksuar se i aranzhimi i ashtuquajturi “backstop” duhet të hiqet nga cilado marrëveshje mbi “Brexit-in”, u kumtua nga zyra e kryeministrit britanik.

Dy kryeministra kanë biseduar nëpërmes të telefonit.

Në kumtesë pretendohet se Johnson ka bërë me dije në mënyrë të qartë se qeveria e tij do t’i qaset negociatave vendosmërisht, fuqishëm dhe në frymën miqësore dhe dëshiron që në mënyrë të qartë ta braktisë BE-në me marrëveshje, mirëpo në këtë dokument nuk mund të ketë “backstop”.

Për këtë aranzhim për kufi në mes të Republikës së Irlandës dhe Irlandës Veriore Brukseli është marrë vesh me ish kryeministren britanike Theresa May, dhe me këtë është paraparë që Britania e Madhe të mbetet në unionin doganor me bllokun evropian për kohë të pacaktuar nëse ndodhë “Brexit” pa marrëveshje./Insajderi.com.