Johnson: Vaksinat e tepërta anti-COVID do t’i dhurojmë për vendet e varfërta

Johnson: Vaksinat e tepërta anti-COVID do t’i dhurojmë për vendet e varfërta

Kryeminsitri i Brtianisë së Madhe, Boris Johnson, është zotuar të dhurojë shumicën e furnizimit të tepërt të vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar për vendet e varfëra në një fjalim në një takim virtual të G7 të Premten.

Ai u kërkoi vendeve të pasura të mbështesin një objektiv 100-ditor për zhvillimin e vaksinave të reja për sëmundjet e ardhshme.

Britania e Madhe ka porositur më shumë se 400 milion doza të vaksinave të ndryshme, kështu që shumë do të mbeten pasi të gjithë të rriturit të vaksinohen.

Por, aktivistët kundër varfërisë thonë se Britania e Madhe nuk po bën sa duhet.

Vendimet se kur dhe sa do të shpërndahet teprica do të merren më vonë këtë vit, me ministrat që marrin parasysh zinxhirin e furnizimit dhe nëse ka nevojë për goditje përforcuese në vjeshtë. /Insajderi.com