Jordan Henderson shpallet lojtari i sezonit në Premier Ligë

Jordan Henderson shpallet lojtari i sezonit në Premier Ligë

Kapiteni i Liverpool, Jordan Henderson, është shpallur futbollisti më i mirë i edicionit 2019-20 në Premier Ligë nga Asociacioni i Gazetarëve të Futbollit (FWA).

“Jam shumë mirënjohës ndaj atyre që votuan për mua dhe për Asociacionin e Gazetarëve të Futbollit në përgjithësi. Ju vetëm duhet të shikoni prapa për fituesit, me disa prej të cilëve kam pasur rastin të luajë, si Steven Gerrard, Luis Suares e Mo Salah. Kjo dëshmon se sa çmim prestigjioz është”, ka thënë Henderson pasi mori këtë çmim, raporton Insajderi.

Për këtë çmim, Jordan Henderson ka pasur konkurrencë të fortë nga Kevin De Bruyne i Manchester City, Marcus Rashford i Manchester United si dhe nga bashkë lojtarët Virgil van Dijk dhe Sadio Mane, por që ai mposhti të gjithë për të fituar këtë çmim.

Dominimi i Liverpoolit në këtë sezon është reflektuar edhe në votim, pasi edhe lojtarët si Trent Alexander-Arnold dhe Alisson Becker kanë fituar vota, por Henderson ishte bindshëm më i votuari, pasi ai mori më shumë se çerekun e votave të gazetarëve./Insajderi.com.