
12 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë shpallur të zhdukur në Jordani për shkak të përmbytjeve të mëdha që kanë goditur Jordaninë.
Siti arkeologjik i Petrës, një ndër më të rëndësishmit në Lindjen e Mesme, mbetet i mbyllur për turistët pasi është përfshirë nga uji dhe balta.
Autoritetet e konsiderojnë si përmbytjen më të madhe të 10 viteve të fundit.
Shkak për të këtë janë bërë shirat e dendur, që kanë nisur të premten.
Mësohet se mes 12 viktimave janë edhe dy fëmijë.
Ndërkohë, ekipet e shpëtimit vijojnë punën për të zbuluar fatin e personave të zhdukur.