Jorginho i kishte kthyer sytë tek Arsenal

Jorginho i kishte kthyer sytë tek Arsenal

Mesfushori i Chelsea-s ishte një objektiv për ekipin e Arsenal, para se ata të transferonin ganezin Partey. Ai e pranoi interesimin e klubit londinez, dhe tha se ishte i hapur për bisedime.

Italiani u transferua tek Chelsea në vitin 2018, duke u ribashkuar me trajnerin e tij të dikurshëm tek Napoli, Maurizio Sarri. Për Jorginhon interesim të madh kishte shprehur edhe Pep Guardiola, dhe siç duket edhe asistenti i tij në atë kohë, Mikel Arteta, është një fans i madh i tij.

Arsenali siguroi shërbimet e Thomas Partey në ditën e fundit të merkatos pasi që ata paguan klauzolën e lirimit të tij, por Jorginho ishte një objektiv gjithashtu, konfirmon vetë ai.

“Mendoj se çdo lojtar është i hapur për bisedime.”- u shpreh Jorginho për ESPN Brazil, raporton Insajderi.

“Besoj se ata biseduan për diçka. Por në fund u vendos që unë të qëndroj këtu. Tani fokusimi im është këtu, dhe ne do të bëjmë një punë të mirë me Chelsea këtë sezonë.”- shtoi ai.

Chelsea do të ndeshet me Manchester United këtë të shtunë, pas barazimit pa gola ndaj Sevillës në kuadër të grupeve të Ligës së Kampionëve, ku Jorginho luajti për 65 minuta./Insajderi.com.