Chelsea arriti të mposhtë Cityn 0-1 në finale për të triumfuar në finalen e Ligës së Kampionëve, njofton Insajderi.
Natyrisht një meritë për këtë triumf të londinezëve ka dhe mesfushori italian Jorginho i cili ka luajtur rol kyç në mesfushën e bluve. Pas ndeshjes, mesfushori 29 vjeçar u shpreh mjaft i lumtur duke thënë se ishte e pabesueshme e gjithë kjo që po ndodhte.
“Kjo medalje është e pabesueshme. Kur them që nuk ka fjalë është e vërtete. Nuk e besoj, kur gjyqtari i ra bilbilit nuk e besova, pyeta veten, si arritëm deri këtu? Po dridhesha”, e mbylli fjalën e tij italiani i natyralizuar.
Për Jorginho kjo është një arritje shumë e madhe pasi 10 vite më parë ndodhej në kategoritë inferiore të futbolli në Itali, ndërsa sot është kampion Europe. /Insajderi.com