Ekipi i Jose Mourinho, Tottenham Hotspur, e ka eliminuar ekipin e Chelsea nga EFL Cup, pas ekzekutimit të penalltive.
Loja e rregullt përfundoi me rezultat 1 me 1, njofton Insajderi.
Ishte transferi i Chelsea, Timo Werner, ai që e kaloi Chelsea-n në epërsi në minutën e 19’, pas një goditje to fuqishme nga jashtë zonës – pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë, Jose Mourinho, po tentonte në çdo mënyrë të barazonte rezultatin në mënyrë që të siguronte ekzekutimin e penalltive – goli i barazimit u arrit në minutën e 83’, kur Reguilo asistoi për Lamela.
Në ekzekutimin e penalltive ekipi i Tottenham ishte më i saktë, pasi realizoi pesë penallti pa asnjë gabim, ndërsa lojtari i Chelsea, Mason Mount, gaboi në ekzekutimin e penalltisë se pestë./Insajderi.com.