Jose Mourinho e nis me fitore ndeshjes e parë me Romën në Serie A

Jose Mourinho e nis me fitore ndeshjes e parë me Romën në Serie A

Roma e ka arritur të fitoj me rezultat 3-1 ndeshjen ndaj Fiorentinës në Serie A, e që ishte një debutim triumfues për Jose Mourinhon, shkruan Shqip.com.

Pas vetëm 26-të minutash lojë, “Giallorossët” kaluan në epërsi përmes golit të Henrikh Mkhitaryan.

Me këtë gol përfundoi edhe pjesa e parë, ndërsa në të dytën u shënuan edhe tre të tjerë.

Kryeqytetasit mbetën me një lojtar më pak në fushë, duke u barazuar me numra të lojtarëve me Fiorentinën, pasi Nicolo Zaniolo morri kartonin e dytë të verë në minutën e 52-të.

Kjo situatë pasoi me një gol të mysafirëve, të cilët barazuan shifrat në 1-1 përmes Nikola Milenkovic në minutën e 60-të.

Ndërsa, në minutën e 64-të, Roma riktheu epërsinë përmes Jordan Veretout për rezultatin 2-1.

Veretout nuk u ndal me kaq, ai shënoi edhe një gol tjetër kundër ish-skuadrës së tij për rezultatin final prej 3-1.

Nga ky takim, skuadra nga kryeqyteti italian doli me tri pikë mjaftë të rëndësishme për një zënë vendin e dytë në tabelë, ndërsa ndeshjen e radhës do të përballen me Salernitanan./Insajderi.com