Jose Mourinho me deklaratë befasuese pas gjestit provokues ndaj tifozëve të Juventusit

Jose Mourinho me deklaratë befasuese pas gjestit provokues ndaj tifozëve të Juventusit

Rivaliteti mes tifozëve të Juventusit dhe Jose Mourinhos duket se nuk do të përfundojë kurrë.

Këtë më së miri e tregon sjellja e trajnerit të Manchester United, Jose Mourinho, pas ndeshjes me Juventusin.

Manchester United mori një fitore të rëndësishme në udhëtim te Juventus me rezultat 1:2, fitore që erdhi pas përmbysjes së rezultatit.

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri portugez që ishte cak i shumë fyerjeve nga tifozët e Juves, nuk hezitoi t’i provokonte këta të fundit, duke iu kërkuar t’u dëgjojë zërin pas humbjes në këtë ndeshje.“U fyeva për 90 minuta. Erdha këtu, bëra punën time, asgjë tjetër”, tha trajneri për Sky Sport italia.

“Nuk e fyeva askënd deri në fund, bëra vetëm një gjest që dëshiroja të dëgjoja më shumë brohoritma. Nuk është dashur ta bëj, me kokë të ftohtë nuk është dashur ta bëj, por pasi fyen familjen time, përfshirë edhe familjen e Interit, reagova kështu”.

“Ne luajtëm një ndeshje fantastike, në top nivelin tonë, përderisa nuk ka më mirë. Erdhëm këtu, luajtëm si skuadër kundër një skuadre me një nivel dhe potencial tërësisht ndryshe”, shtoi Mourinho.

“Ne arritëm që të fitojmë sepse ne luajtëm një ndeshje shumë, shumë pozitive dhe ne kërkuam fitore deri në fund. Ne e kërkuam atë”, përfundoi ish-trajneri I Interit.