Jose Mourinho: Unë jam në pozitën e katërt në tabelë

Jose Mourinho: Unë jam në pozitën e katërt në tabelë

Tranjeri i Tottenahm Hotspur, Jose Mourinho ka thënë se ekipi i tij është në pozitën e katërt në tabelë e jo në pozitën e shtatë, sa është aktualisht ekipi i tij.

“Unë jam i katërti në tabelë(që kur ka marrë drejtimin e klubit). Kam arritur kur ekipi ishte në pozitën e 14, 8 pikë prapa Arsenal dhe 12 pikë nga pozita që dërgon në Ligën e Kampionëve. Por nëse liga do të fillonet bashk me mua, atëherë unë jam i katërti në tabelë, nëse dëshironi t’i shihni gjërat në atë menyrë” tha Jose Mourinho, për Goal, raporton Insajderi.

“Nëse mendoni se kjo është e keqe, ky është mendimi juaj, nëse doni të qeshni me mua, atëherë ju them se unë jam kampionë nëse do llogariteshin vetëm 5 ndeshjet e fundit” përfundoi deklaratën Special One.

Tottenahmi i Mourin hos, renditet në pozitën e shtatë dhe sot luan kundër ekipit të Crystal Palace, duke u munduar që të sigurojë një vend në Evropa Ligë./Insajderi.com.