Jose Mourinho: United kishin fat në luftën për top 4

Jose Mourinho: United kishin fat në luftën për top 4

Ish trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka komentuar mbi situatën dhe renditjen në tabelën e Ligës Premier.

“Nëse United do të kualifikohen, do të jetë sepse luajtën mirë në gjysmën e dytë të sezonit dhe kur luani mirë, e meritoni atë dhe të gjithë e dinë se kanë qenë me fat disa herë” tha Mourinho për mediat angleze, transmeton Insajderi.

Kujtojmë se Mourinho ishte pyetur më parë, që të parashikonte se kush do të përfundonte në top 4 dhe ai kishte parashikuar që ekipet si Chelsea, Arsenal dhe Wolves dhe jo United. Por gara për top 4, akoma nuk është zgjidhur, pasi ekipet si Chelsea, Leicester e United janë duke shkuar kokë me kokë për këto pozita./Insajderi.com.