
Marouane Fellaini po bëhet gati që të largohet nga Manchester United.
Kjo pasi belgu është duke refuzuar që të nënshkruajë kontratën e re me klubin nga Old Trafford, shkruan Express Sport.
mesfushori thuhet se deri tash ka refuzuar një ofertë. Ai është i vendosur që të largohet, qoftë në janar apo kur kontrata e tij skadon në fund të verës së ardhshme.
Së fundmi Fellaini bëhet me dije se ka oferta nga skuadrat prej ligës së Kinës.