Nënshkruhet një kontratë për të zhvilluar dy meçe mes Anthony Joshua dhe Tyson Fury, ku i pari është kampion në kategorinë WBA, IBF dhe WBO, teksa personazhi i dytë është kampion në kategorinë WBC, transmeton Insajderi.
Anthony Joshua dhe Tyson Fury kanë nënshkruar një marrëveshje për një luftë të padiskutueshme për titullin e botës në pesha të rënda, këtë ka konfirmuar promovuesi Eddie Hearn, raporton SkySports.
Rivalët britanikë kanë qenë të bllokuar në negociata të gjata në muajt e fundit, por tani kanë finalizuar kushtet për betejën më të madhe, me një datë dhe vend të konfirmimit.
Ndërsa në anën tjetër Eddie Hearn ka thënë për SkySports se “të gjitha palët kanë hedhur të bardhën mbi të zezë, ndërsa ne do të punojmë shumë që gjatë javëve të ardhshme për të konfirmuar vendin dhe datën për luftën më të madhe në boks”. /Insajderi.com