Joshua – Klitschko: Ku transmetohet, në çfarë ore dhe informata të tjera

Joshua – Klitschko: Ku transmetohet, në çfarë ore dhe informata të tjera

Dueli më i madh i boksit botëror për këtë vit parashihet të jetë ky i sotmi që do të zhvillohet ndërmjet britanikut Anthony Joshua dhe ukrainasit Wladimir Klitschko.

Meçi, i cili do të zhvillohet në Londër të Anglisë, më saktësisht në stadiumin e kombëtares së Anglisë “Wembley” do të ndiqet nga rreth 90 mijë spektatorë.

Dueli ndërmjet Joshuas dhe Klitschkos pritet të fillojë rreth orës 22:45, sipas kohës tonë lokale, raporton Insajderi. Por, koha e fillimit të duelit mund të ndryshojë varësisht nga meçet paraprake që do të zhvillohen sonte në Wembley.

Ky duel në trojet shqiptare do të transmetohet nga televizioni sportiv Supersport Albania 4.

Joshua, kampion në fuqi i versionit IBF e mbrojti titullin prillin e vitit të kaluar kundër amerikanit Charles Martin dhe u shfaq disi nervoz në konferencën e shtypit në vigjilje të ndeshjes.

Britaniku është ende i pamposhtur në karrierën si profesionist ku ka fituar 18 ndeshje radhazi me K.O dhe pyetjes nëse e mendonte disfatën nuk ju përgjigj ndërkohë që Klitschko e cilësoi në këtë mënyrë këtë duel. /Insajderi.com