Joshua – Klitschkos: Kur të duash, ku të duash, jam i gatshëm në çdo moment

Joshua – Klitschkos: Kur të duash, ku të duash, jam i gatshëm në çdo moment

Anthony Joshua është kampioni i ri i botës në IBO dhe WBA pas një fitoreje me knock out teknik në raundin e 11-të në përfundim të një përballje titanësh.

Boksieri britanik u paraqit në sallën e konferencave për shtyp bashkë me dy gjerdanët e tij të rinj dhe në fjalët e tij tregoi respekt për një kampion të madh si Klitchko duke i ofruar ukrainasit dhe mundësinë e një revanshi.

“E dija që do të kisha përballë një Klitschko krejt ndryshe pasi humbja e fundit me Furyn e kishte bërë më të fortë dhe në ndeshjen me mua donte të tregonte se ai vazhdon të mbetet kampioni.

Megjithatë besoj se boksova me besim dhe është një nder për mua që rrëzova në tapet një prej kampionëve më të mëdhenj të historisë, shkruan Periskopi.

E respektoj shumë për atë që ka dhënë për këtë sport dhe për njeriun që është jashtë ringu dhe besoj se vlerësimi i kundërshtarit është dhe çelësi për të arritur fitoren.

Të dy patëm momentet tona të mira gjatë ndeshjes por unë isha përgatitur shumë për këtë përballje dhe nuk i lashë asgjë rastësisë. Nëse Klitschko kërkon të ndeshemi sërish, për mua nuk ka kurrfarë problemi”.