Anthony Joshua do të ripërballet me Andy Ruizin në fund të këtij viti, në mënyrë që t’i rikthej tituj e humbur, WBA, WBO dhe IBF.
Boksieri anglez i humbi tituj më 1 qershor në Madison Square Garden ndaj meksikano-amerikanit, duke pësuar kështu edhe humbjen e parë në karrierë.
Promoteri Eddie Hearn ka bërë të ditur se rimeçi në mes të Joshuas dhe Ruizit pritet të zhvillohet më 14 dhjetor në Britaninë e Madhe, por ende nuk ka asgjë zyrtare.