Joshua: Nuk kam frikë nga Wladimir Klitschko

Joshua: Nuk kam frikë nga Wladimir Klitschko

Boksieri britanik, Anthony Joshua është treguar maksimalisht i fokusuar para duelit ndaj Wladimir Klitschkos që zhvillohet të shtunën mbrëma.

Joshuan është treguar i kujdesshëm në konferencën për media para këtij takimi. Ai ka treguar për punën e madhe që ka bërë në stërvitje.

“E komplikuar? Nuk ka asgjë të komplikuar. Kjo nuk është shkencë, kjo është vetëm një luftë normale boksi. Jam i ri, jam i shpejtë, energjik dhe shumë i motivuar. Nuk kam lënë guri pa rrotulluar në stërvitje, kam punuar shumë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se është i kënaqur me mundësin e ti dhe për atë që ka arritur deri më tani, ndërsa thotë se nuk ka frik nga kundërshtari i tij.

“Nuk ka lidhje ndaj kujt përballem. Kënaqem me atë që bëj. Mirëpres secilën mundësi. Dështon ai që nuk provon. Nuk kam frikë. Kam qenë gjithmonë i fokusuar në stërvitjet e mia dhe punën time dhe për këtë arsye jam këtu”, deklaroi Joshua.

Dueli në mes të Joshuas dhe Klitschkos do të zhvillohet sot në mbrëmje në Wembley të Londrës ku pritën të jenë mbi 90 mijë shikues./Insajderi.com