Joshua po përgaditet për “hakmarrje” – fillon të stërvitet me Mayweather

Joshua po përgaditet për “hakmarrje” – fillon të stërvitet me Mayweather

Titujt i humbi në “shtëpi”, por nuk është dorzuar.

Anthony Joshua ka filluar të stërvitet për ndeshjen kundër Oleksandr Usyk.

Por, tashmë diçka ka ndryshuar.

Ai po përgaditet nga ish-boksieri i njohur, Floyd Mayweather, i cili e kishte mbyllur karrierën pa as edhe një humbje të vetme.

Mayweather e kishte shprehur dëshirën për ta stërvitur Joshuan – menjehërë pas humbjes që ky i fundit e pësoi nga Usyk.

Ndërkohë, Anthony postoi një video të shkurtër në storyn – në Instagram, ku shkroi “Më e mira për ta bërë atë dhe gjithmonë duke ndihmuar brezin e ardhshëm. Respekt i madh, kampion.”

Joshua dhe Mayweather

Ndërsa, Maywather – ditë më parë kishte thënë “i thashë që në fillim, të vinte dhe mund t’i mësoja disa gjëra. Shumë herë, ky është vetëm mendimi im, i njëjti trajner që keni pasur si amator nuk funksionon gjithmonë edhe në karrierën si profesionist.

Disa djem janë të shkëlqyeshëm në stërvitjen amatore dhe disa djem janë të shkëlqyer në stërvitjen profesionale, madje edhe babai im ishte më i miri në profesion”, tha ndër të tjera amerikani.

Ndeshja e dytë ndërmjet Joshuas dhe Usyk pritet të zhvillohet në prill të vitit 2022, ndërsa akoma nuk ka ndonjë datë të saktë – zyrtare./Insajderi.com