Jovic në janar pritet të largohet nga Real Madrid

Jovic në janar pritet të largohet nga Real Madrid

Sulmuesi serb, Luka Jovic, u afrua me bujë te Reali i Madridit në merkaton e  vitit të kaluar, por nuk ka bindur me paraqitjet e tij, njofton Insajderi.

Serbi ishte një kërkesë e trajneri francez Zidane, dhe klubi madrilen pagoi 60 milionë euro për shërbimet e tij nga Frankfurt. Megjithatë tashmë durimi është sosur te klubi spanjoll dhe këta të fundit kanë vendosur ta largojnë lojtarin.

Sipas “Fichajes”, drejtuesit madrilen nuk do të presin më tej dhe për këtë arsye e kanë nxjerrë në merkato dhe duan ta largojnë.

Gjatë verës, u përfol një afrim i Jovic te Roma, mirëpo këta të fundit transferuan nga Real Madrid, sulmuesin spanjoll, Borja Mayoral. /Insajderi.com