JR Smith bashkohet me LeBron James

JR Smith bashkohet me LeBron James

JR Smith është ribashkuar me LeBron James, kësaj here te ekipi Los Angeles Lakers, pasi 34 vjeçari ka kaluar si transfero i lirë dhe do të jetë aty deri në fund të këtij sezoni.

Smith dhe James ishin kampionë në NBA me Cleveland Cavaliers në vitin 2016.

Smith nuk ka luajtur në NBA që nga largimi i Cavaliers në nëntor 2018. Sezoni i fundit i tij i plotë ishte në 2017-18 kur skuadra humbi në Golden State Warriors në finalen e NBA, që ishte edhe sezoni i fundit i James para se të bashkohej me Lakers.

Në ndeshjen e parë të serive finale atë vit, Smith u bë i famshëm pasi në sekondat e fundit kishte mundësi të shënonte, por për çudi pati vonuar topin dhe as nuk kishte gjuajtur as pasuar me kohë. Kështu që ndeshja shkoi në shtesë, e James u zemërua me veprimin e tij.

Insajderi.com